Cikalleshi “e prezantoi“ te Shqipëria dhe lojtari përfundon në listën e Kosovës, dardanët joshin edhe talentin e klubit të Ibras

Kosova ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar nga Shaland për dy takimet miqësore kundër San Marinos dhe Maltës në muajin qershor. Këtë herë trajneri zviceran sjell edhe risi në emrat e përzgjedhur. Një prej tyre është edhe Zymer Bytyqi. Mesfushori shqiptar ka shkëlqyer në radhët e Koniasporit, ndërsa Sokol Cikalleshi e bëri thuajse të sigurt prezantimin e tij te Shqipërë.

Por Bytyqi ka zgjedhur tjetër rrugë dhe ka vendosur të përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare. Ndërkohë një emër i ri në listë është edhe Astrit Selmani. Sulmuesi 24-vjeçar sezonin e shkuar u rendit i dyti në listën e golashënuesve në Suedi, ku numëroi 15 gola dhe 6 asiste.

Në merkato ne shkuar Selmani firmosi për ekipin ku zotëron aksione edhe Zllatan Ibrahimoviç, Hamarbi, ndërsa sa i përket Kombëtareve kishte mundësinë të zgjidhte mes Suedisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Por duket se dardanët kanë arritur ta bindin më tepër dhe në qershor me shumë gjasa do të bëjë edhe debutimin e tij me përfaqësuesen e Kosovës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online