Ndryshime në listën e Kombëtares Shpresa, Ernest Muçi nuk do të jetë nën urdhërat e Bushit

Kombëtarja U21 e Shqipërisë është grumbulluar në Durrës për t’u përgatitur për dy takimet që do të zhvillojë. Kuqezinjtë e vegjël i presin Andorra në kuadër të eliminatoreve të Europianit të vitit 2023 dhe Bullgaria në një takim miqësor. Por trajneri Alban Bushi nuk do të ketë nën urdhërat e tij Ernest Muçin për këto dy ndeshje.

Futbollisti i Legias së Varshavës ka pasur një dëmtim dhe FSHF njofton se pas vizitës së specializuar dhe konsultave me stafin mjekësor të ekipit Shpresa, është dalë në përfundimit se nuk do të jetë i mundur rekuperimi brenda kohës për të qenë prezent kundër Andorrës dhe Bullgarisë. Për këtë arsye, Muçi ka lënë grumbullimin për të vazhduar kështu me fazën e rekuperimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online