Fitorja me Udinezen e fut në histori/ Stefano Pioli fitoi ndeshjen e 100 me Milanin në Serinë A, vetëm Ançeloti ia doli më mirë

Pavarësisht dëshirës së tifozëve për të arritur maksimumin e pikëve, Pioli është duke bërë një punë të mirë me Milanin. Pas fitores së sotme 2-3 ndaj Udinezes, ky trajner ka marrë fitoren e 100 në Serinë A, nga 166 ndeshje që ka kryesuar kuqezinjtë.

Vetëm katër trajnerë të tjerë kanë arritur 100 fitore me Milanin në Serinë A, Ançeloti, Rocco, Capello dhe Liedholm. Ndër këta emra, vetëm Ançeloti ia doli që të merrte 100 fitore me Milanin me vetëm një ndeshje më pak se Pioli, pasi ia arriti me 165 ndeshje në pankinë. Këto shifra tregojnë saktësisht punën mbreslënëse të Piolit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online