Champions, Kukësit i ofrohen lojtarë të nivelit të lartë nga Franca

Jurgen Zela

Titulli kampion ishte ëndrra e madhe e presidentit të Kukësit, Safet Gjici, diçka që e arriti në sezonin e tij të pestë në drejtimin e klubit verilindor. Siç është dhe shprehja “oreksi vjen duke ngrënë”, bosi i Kukësit nuk preferon të ndalet me kaq, sepse tashmë synon që të bëjë mirë dhe në kompeticionin më prestigjioz për klub të Champions League-s. Koeficienti i Kukësit nuk ishte i mjaftueshëm që të klasifikohej në vazon e parë dhe tashmë shorti duket tepër i vështirë. Që Kukësi di të kalojë ture në Europë, është kuptuar nga të gjithë, por duke parë kundërshtarët e mundshëm, nuk duket e lehtë. Emra si Seltik, FC Kopenhagen, Bate Borisov, Maribor apo Rijeka e Partizani i Beogradit janë disa nga kundërshtarët e mundshëm të Kukësit. Për diçka të tillë, Kukësi ka menduar që të mos përqendrohet vetëm tek tregu vendas. Sigurisht që për të pretenduar objektivat e radhës që ka vendosur dhe prezantuar numri 1 i Kukësit, duhet dhe investim akoma më i madh.

AGJENCIA

Që të synohet suksesi në Champions, vetë presidenti Gjici tha pas ndeshjes me Luftëtarin që do të ketë 3-4 afrime cilësore, pasi boshti nuk do të ndryshojë. Burime pranë klubit të Kukësit bëjnë me dije se pranë Kukësit është afruar një agjenci menaxhimi franceze. Siç bëhet e ditur, kjo kompani është në bisedime me drejtuesit kuksianë dhe u ka propozuar kampionëve futbollistë me kualitet, që aktivizohen kryesisht në ligën e dytë franceze, por me paga shumë të larta. Rrogat mujore të këtyre futbollistëve variojnë nga 15 deri në 20 mijë euro në muaj. Pikërisht këtu qëndron dhe problemi më i madh, sepse bëhet fjalë për shifra stratosferike për një klub shqiptar, por vetë pretendimet e presidentit të Kukësit, mund të bëjnë që bindet për të bërë një investim kaq të madh. Gjithçka tashmë mbetet në dorën e Gjicit, i cili po e mendon këtë mundësi bashkëpunimi. Nëse do të garantohej që së paku skuadra e tij me afrimet e bëra do të kalonte ture ne Champions, atëherë në Shqipëri do të shihnim lojtarë të një niveli që nuk është parë deri më tani.

STRATEGJIA

Arritja e titullit kampion, tregon se Kukësi ka një skuadër të mirë, por kjo nuk mjafton për pretendimet madhore në arenën ndërkombëtare. Deri më tani jemi mësuar që merkato e verës të sjellë vetëm lojtarë të lirë dhe end nuk është dëgjuar për blerje lojtarësh në kuptimin e plotë të fjalës. Në Kukës tashmë kanë filluar ta mendojnë dhe diçka të tillë dhe nuk do të ishte çudi që të investohet për të përfituar kartonin e ndonjë lojtari që do të konsiderohet shumë me vlerë dhe që mund të marrë Kukësin për dorë drejt avancimit për më tej në Champions League.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online