“Nuk e kam zili Konten”, trajneri i Milanit ndez derbin me Interin: Do ketë spektakël, Ibrahimoviç është gati

Seria A do të kthehet me një ndeshje vitrinë në Europë atje ku Interi do të përballet me Milanin. Në një derbi të zjarrtë dhe mes dy ekipeve që kanë një numër të madh tifozësh, interesi ka prekur majën më të lartë. Kuqezinjtë nuk njohin fitore prej kohësh në derbi, duke kërkuar që të thyejnë mallkimin këtë herë. Trajneri Pioli është shprehur besimplotë se shanset ekzistojnë për fitoren e Milanit, duke parë edhe rezultatet e marra në kohët e fundit.

“Interi është për Skudeto, por unë nuk e kam aspak zili Konten. E dashuroj punën dhe klubin tim. Kjo është e gjitha. Diferenca me Interin është ngushtuar shumë. Derbi i fundit? Jemi duke folur për kohë përpara, Milani ka ardhur në rritje me rezultatet dhe mënyrën e lojës. Në letër do të jetë një derbi spektakolar. Sa i përket Ibrës, kishte një problem, por unë e gjeta ashtu si edhe gjithmonë. I buzëqeshur, pozitiv, inspirues dhe është mirë. Është gati për të luajtur”, tha Pioli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online