Çfarë ndjesie! Një talent 17-vjeçar i kuqezinjve titullar, luajti në derbin e zjarrtë kundër PAOK-ut

Një ndjesi vërtetë e bukur duhet të ketë qenë ajo e përjetuar mbrëmjen e sotme nga talenti shqiptar Mario Mitaj. Vetëm 17 vjeç dhe e sheh veten titullar në një përballje aspak të lehtë, por një nga më të fortat dhe më të bukurat e kampionatit grek. Futbollisti i Kombëtares shqiptare U-17 u fut në fushë nga minuta e parë në derbin e zjarrtë Selanikut, ku me fanellën  e Arisit vihej përballë PAOK-ut.

46 minuta ka luajtur në fushën e lojës Mitaj, për t’u zëvendësuar kështu në fillimin e pjesës së dytë nga Lopes. Sfida mes dy gjigantëve helenë ka përfunduar në baraspeshë 1-1, ku PAOK-u ka surprizuar verdhezinjtë në fund me një gol në minutën e 89./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online