VIDEO/ Reali i Madridit i ka humbur shënjestrën, çfarë shansi ka humbur Gareth Bejl

Totenhemi ka marrë një barazim surprizuaes mbrëmjen e sotme përballë Uest Hemit. Këta të fundit tronditën plot 3 herë portën e Loris pas minutës së 82-të, ndërsa në sekondat e fundit ishte një predhë e vërtetë nga një distancë e largët që i shtangu të gjithë, duke sjellë baraspeshën me shifrat 3-3.

Një peshë të fajita këtu e mban edhe Gareth Bejl, kur sheh atë rast flangrant të humbur gjatë sfidës. Uellsiani është futur në fushë nga Murinjo në minutën e 72-të të takimit, por ka dështuar të tundë rrjetën kundërshtare.

Forma e dobët dhe periudha e gjatë në stol te Reali i Madridit ka bërë që Bejlit t’i humbi shënjestra, teksa pasi ka dribuar bukur kundërshtarët ka dështuar të dërgojë topin pas shpinës së portierit dhe e ka nxjerrë jashtë, duke humbur një shans vërtetë të artë, që mund t’i jepte 3 pikët Totenhemit mbrëmjen e sotme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/MadridGIF/status/1317879691546660864

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online