Ergys Kaçe nuk po kalon një moment të mirë në Greqi. Mesfushori i kombëtares kuqezi, i cili aktivizohet me Panathinaikosin dhe në dy ndeshjet e fundit të luajtura prej tij, fati në një farë mënyre nuk ka qenë me të.
Kur ka kaluar diçka më shumë se një javë nga paraqitja zhgënjyese ndaj Lamias në Kupë, ku kujtojmë, Kaçe humbi penalltinë në serinë e 11-metërshave dhe më pas Panathinaikos u eliminua, tani vjen një tjetër paraqitje jo e mirë e 25-vjeçarit.
Në ndeshjen që Panathinaikos po zhvillon aktualisht ndaj Panetolikos, ku luan Mihaj, Kaçe është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 59-të, duke lënë ekipin e tij me 10 lojtarë. Futbollisti ynë u ndëshkua fillimisht me karton të verdhë në minutën e 44-të dhe në të 59-tën mori kartonin e dytë të verdhë.
Ndeshja, ishte me shifrat 0-1 në favor të Panathinaikosit në momentin që Kaçe ndëshkua. Ndërkohë, Enea Mihaj nuk ishte pjesë e lojtarëve titullar të ekipit të tij.