Çfarë hakmarrje!/ Refuzoi rinovimin dhe largimin, Gatuzo “kalb” në tribunë për gjithë sezonin sulmuesin e njohur

E pabesueshme është ajo që i ka ndodhur sulmuesit të njohur polka, Arkadius Milik. Ky i fundit ishte i bindur për një transferim te Juentusi dhe refuzoi me çdo kusht rinovimin me Napolin, por merkatoja e bardhezinjve mori një tjetër rrjedhë. Ndërkohë edhe pista e Romës mori fund shumë shpejt, ndërsa në fund ishte vetë sulmuesi që i mbylli derën 2 skuadrave si Fiorentina dhe Valencia.

Në këto kushte Milik do të largohej në qershorin e ardhshëm me parametra 0, gjë e cila ka tërbuar klubin napoletan, që ka paguar një shifër prej 30 milionë eurosh për ta sjellë në Itali. Por çfarë hakmarrje të hidhur ka vendosur të bëjë Napoli. Gatuzo e ka lënë sulmuesin kryesor jashtë të dyja listave, si asaj të Europa League ashtu edhe të Serie A. E thënë ndryshe, Milik do të “kalbet” në tribunë për gjithë sezonin e ardhshëm dhe do të stërvitet i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online