Një lapsus i Tiranës për Kosovën sjell shumë reagime, quhet menjëherë vëllazërore

0

Tirana ka njoftuar se portieri i saj, Visar Bekaj, është grumbulluar për takimet e radhës të Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut dhe dy përballjet e tjera të Ligës së Kombeve. Në shpërndarjen e njoftimit është bërë edhe një lapsus teksa bardheblutë e kanë konsideruar mbërritjen e Kosovës si në vendin fqinj.

Menjëherë do të vinin reagimet nga tifozët që i kanë tërhequr vëmendjen faqes zyrtare të klubit duke kërkuar që të fshijë postimin. Nuk ka kaluar shumë dhe menjëherë është korigjuar gabimi teksa raportohet se Bekaj do të shkojë te Kosova dhe e gjithë tifozeria bardheblu do të mbështesin vëllezërit dardan. /Sport Ekspres/

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.