Shau tifozët shqiptarët? Benjamin Kololli reagon menjëherë, çfarë mbështetje në ngjyrat kuqezi për Kosovën

Nuk është vetëm një “finale” për Kosovën, por për gjithë trevën shqiptarë. Në prag të takimit ndaj Maqedonisë së Veriut, bashkimi kërkohet më shumë se kurrë për t’ia dalë në këtë sfidë që shënon edhe historinë e dardanëve. Aspak e lehtë nuk do të jetë për djemtë e Shaland që kërkojnë të fitojnë dhe të vazhdojnë ëndrrën e tyre për në fazën e fundit, atje ku do të ofrohet edhe bileta e vetme për të mbërritur në Europian.

Ndërkohë një pritje fantastike erdhi në kufi nga tifozët dardanë, që nën ngjyrat kuqezi kënduan dhe motivuan Kosovën ndaj Maqedonisë së Veriut. Atje ka pasur edhe ofendime për kundërshtarin, ndërsa në një moment futbollisti i Kosovës, Benjamin Kololli është dëgjuar me fjalët: “Mundi ata m.ta”.

Menjëherë video do të bënte jehonë në kontestin se Kololli ka ofenduar tifozët shqiptarë. Por menjëherë futbollisti i Kosovës ka reaguar se ka kënduar në mbështetje të tifozëve dardanë dhe ka këshilluar personat që kanë keqinterpretuar fjalët e tij se duhet të blejnë një aparat për dëgjimin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online