Që futbolli nuk është vetëm një lojë, e tregon edhe rasti i Kilian Mbape. Futbollisti ishte shumë pranë largimit nga PSG dhe kalimit te Reali i Madridit. Por pas rrogës stratosferike të vendosur nga sheikët dhe lënies së hapësirave ku francezi do të vendoste shumë për klubin edhe sa i përket përbërjes së lojtarëve, vendimi u ndryshua.
Megjithatë duhet shtuar se edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, është marrë personalisht me këtë çështje. “Unë fola me Mbapen para se të merrte vendimin. E këshillova që të qëndronte, është ende detyra ime që të mbroj interesat e Francës”, tha Macron. /Sport Ekspres/