Kamolese u tha italianëve se Shqipëria duhet të ketë vëmendje te Eljon Toci, tani hidhet ideja për ekipin e parë të Fiorentinës pas 15 golave

Kamoleze e ka mbyllur bashkëpunimin me FSHF dhe nuk do të jetë më drejtori teknik i Kombëtares. Presidenti i FSHF, Armand Duka, kërkonte një person që të jetonte në Shqipëri për të marrë përsipër këtë post dhe italiani duhej të kthehej shpesh në vendlindje. Por në një intervistë për “Tuttomercatoëeb”, pasi vlerësoi në maksimum Asllanin, Kamoleze bëri thirrje që të ndiqet me vëmendje Eljon Toci që zotëron potencial të jashtëzakonshëm.

Ky lojtar që është pjesë e moshave të Shqipërisë ka shpërthyer në këtë sezon me moshat e Fiorentinës. Jo pak, por 15 gola të realizuara dhe mban vendin e parë sa i përket shkundjes së rrjetës kundërshtare në ekipin e tij. “Fiorentina.it” shkruan se trajneri i ekipit të parë të Fiorentinës, Italiano, është duke menduar që t’i jap një shans edhe Toci gjatë miqësoreve përgatitore për sezonin e ri që ta shoh më nga afër. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online