Barcelona gjendet sërish në telashe të mëdha financiare, lojtarët nuk po pranojnë të ulin më rrogat dhe kërkohen 120 milionë euro

Barcelona gjendet sërish në telashe të mëdha pasi ka borxhe me vlerë të jashtëzakonshme që prej kohësh kanë kaluar një miliardë euro. Ndonëse skuadra e drejtuar nga Joan Laporta arriti të zvogëlojë deri diku borxhin, klubi është i detyruar t’i lutet lojtarëve që të ‘shkurtojnë’ rrogat sërish.

Disa ditë më parë, Barcelona hodhi poshtë një ofertë nga CVC dhe La Liga për të shitur 10 për qind të të drejtave televizive gjatë 50 viteve të ardhshme. Oferta arriti në 270 milionë euro dhe u refuzua nga drejtuesit e klubit. Kjo është arsyeja pse i madhi katalanasit tani janë të detyruar të kursejnë. Ata duhet të mbledhin shpejt nga 120 deri në 160 milionë euro duke ulur pagat ose duke shitur lojtarë.

Megjithatë, lojtarët nuk janë të interesuar për të ulur sërish pagat e tyre. Tre kapitenët Gerard Pique, Sergio Busquets dhe Jordi Alba janë sërish objektivat e parë për të ulur të ardhurat, por ata nuk mund të pranojnë më një tjetër reduktim.

Refuzimi i kërkesës do të thotë se klubi do të duhet të bëjë shitje të caktuara. I pari në listën për t’u larguar është Frenkie de Jong, nga i cili Barcelona mund të fitojë më shumë para, rreth 80 milionë euro. Është një listë e gjatë e lojtarëve që Barcelona nuk po llogarit. Mirëpo, rrallë ndonjë prej tyre dëshiron të largohet, madje nuk janë gati të shkurtojnë pagat dhe katalanasit janë sërish në telashe të mëdha. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online