Çështja “Ronaldo”, Juventus reagon në “Twitter”

0

Lajmet e ditëve të fundit për sa i përket Juventusit, si gjithmonë janë të përqendruara tek Kristiano Ronaldo. Por këtë herë jo në lidhje me futbollin, pasi futbollisti portugez akuzohet për përdhunim. Vetë sulmuesi i Juventusit i ka hedhur poshtë këto zëra duke thënë se janë të gjitha shpifje.

Pas Kristianos është klubi i Juventusit duket se ka folur mbi këtë çështje. Klubi bardhezi ka qëndruar në heshtje këto ditë dhe nuk ka dhënë ndonjë deklaratë lidhur me akuzat ndaj portugezit, por duket se heshtja ka marrë fund. Në një postim në llogarinë zyrtare në“twitter”, klubi i Juventusit i ka dalë në mbrojtje lojtarit të saj.

“Kristiano ka treguar këto muaj profesionalizmin dhe dedikimin e tij, gjë që këtu në Juventus e vlerësojmë shumë. Ngjarjet që thuhet se kanë ndodhur rreth 10 vite më parë, absolutisht nuk e ndryshojnë mendimin që ne kemi për këtë kampion të madh”, ka deklaruar në “twitter” klubi bardhezi.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.