Çështja “Ronaldo”, del një dokument tronditës: policia humbet provat e vitit 2009

Edhe pse vazhdon të shënojë me Juventusin, këto mbeten ditë të tensionuara për Kristiano Ronaldon. Akuza për përdhunimin e një ish-modeleje në vitin 2009 ka tërhequr vëmendje të madhe mediatike në të gjithë botën, ndërsa sponsorët po mendojnë ta braktisin yllin portugez. E ndërsa CR7 rrezikon të humbasë miliarda euro nga kontratat, “Der Spiegel”, gazeta gjermane që rihapi çështjen ka publikuar disa dëshmi dhe dokumente që deri më tani kishin qëndruar sekrete.

Duke nisur nga fjalët e Lesli Mark Stoval, një prej avokatëve të vajzës që e akuzon futbollistin. Ai zbuloi se deklaratat e bëra në vitin 2009 në policinë e Las Vegasit, ashtu si edhe veshjet dhe të brendshmet e ish-modeles, të cilat ishin dorëzuar në cilësinë e provave, janë zhdukur. Për të nisur një çështje të re gjyqësore, tashmë duhen mbledhur prova të reja.

“Der Spiegel” publikoi edhe një dokument, të siguruar nga skandali “Football Leaks”, në të cilin ekzistojnë dëshmi për ngjarjen e dhunës seksuale, vetëm pak kohë pasi Kethrin Mojorga bëri denoncimin e parë. Sipas asaj që lexohet, avokatët e Ronaldos punësuan një dedektiv privat për të ndjekur dhe për të mbledhur informacione rreth vajzës, e cila në vitin 2010 firmosi marrëveshjen, sipas të cilës nuk do të fliste publikisht rreth përdhunimit në këmbim të 375 mijë dollarëve.

Mes informacioneve të publikuara është edhe dëshmia e ish-modeles, që në atë periudhë ishte 25-vjeçare. “Isha në banjë, kur ai erdhi me penisin jashtë pantallonave. Më kërkoi t’ia prekja për 30 sekonda. Kur i thashë jo, m’u përtgjërua ta lëpija. Po qeshja dhe mendova: ‘Duhet të jetë ndonjë shaka? Ky djalë kaq i famshëm, qenka një derdimen!’”.

Në pjesën tjetër të dëshmisë së saj, vajza deklaroi se Kristiano Ronaldo provoi t’i hiqte me forcë të brendshmet, ndërsa ajo vazhdimisht i kërkonte të ndalonte. Ndërkohë, në dëshminë e tij, kur i’u kërkua të përshkruante me detaje çfarë kishte ndodhur, Ronaldo kishte thënë: “Ishte e shtrirë në njërin krah dhe ishte e gatshme për marrëdhënie. Unë i shkova nga mbrapa. Ishte një marrëdhënie me dëshirën e të dyja palëve, nuk e ndryshuam pozicionin për 5-7 minuta. Ndoshta i shkaktova ndopak dhimbje kur e kapa, por më pas më masturboi dhe më thoshte ‘jo, mos e bëj, nuk jam si gjithë të tjerat’. Më pas i kërkova falje. Më ka thënë jo dhe e ka ndaluar aktin disa herë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *