Mesfushori i Liverpult Okslejd Çembërlejn po kalon disa muaj ferri pas dëmtimit të pësuar në gju gjatë gjysmëfinales së Champions-it ndaj skuadrës së Romës. Rruga drejt rikuperimit do të jetë shumë gjatë, madje flitet se 24-vjeçari nuk do të jetë në gjendje të rikthehet në urdhrat e Jyrgen Klop deri në muajin mars. Por, fatmirësisht për futbollistin anglez ai ka e një person shumë të veçantë që e mbështet në këto momente të vështira.
Bëhet fjalë për të dashurën e tij Perri Eduards. Këngatarja 25-vjeçare është prej një viti e lidhur me mesfushorin e Liverpulit dhe në këto momente të vështira të njeriut të zemrës nuk ka sesi ta lërë vetëm.