Celtic-u refuzoi 450 mijë stërlina për Vatën, klubi i Premier League-s dhe tre të Seris A kërkojnë firmën e 18-vjeçarit

Roko Vata është në vitin e fundit të kontratës me Celtic-un. Ofertat nuk kanë munguar, teksa siç raporton Lorenzo Lepore, klubi skocez ka refuzuar një ofertë prej 450 mijë stërlinash nga Nottinham Foresti për shërbimet e 18-vjeçarit. Kjo ishte oferta e dytë e refuzuar për klubin që luan në Premier League, por këta të fundit nuk dorëzohen.

Së bashku me Hellas Veronën, Lazio-n dhe Torinon është në garë për të firmosur një parakontratë në muajin janar me djalin e ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vatës. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e Roko Vatës sa i përket të ardhmes së tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online