“Përsëri në Tiranë”! Edgar Çani kthehet në Shqipëri pas Partizanit, pritet të luajë sërish në Superiore

0

Një aventurë e dështuar do të ishte ajo e Edgar Çanit me Partizanin duke mos bindur asnjëherë drejtuesit e klubit dhe tifozët me aftësitë e tij. Menjëherë do të vinte edhe largimi në Itali, ku te Vibonese e shoqëruan disa dëmtimeve për të lëvizur sërish nga ekipi.

Nëpërmjet një foto të publikuar në rrjetet sociale, menaxheri Mario Cenolli tregon se gjendet me Edgar Çanin në Shqipëri. Zhvillime të reja priten brenda këtyre ditëve dhe kjo lë të kuptohet se mund ta shohim sërish ish-sulmuesin e Kombëtares në elitën e futbollit tonë. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.