Çelsi nuk beson ende, Batshuaji përfundon në Spanjë

Merkato në Angli është mbyllur dhe asnjë skuadër nuk ka të drejtë të afrojë lojtarë, por askush nuk i pengon klubet që të shesin apo të huazojnë futbollistë jashtë vendit. Në këtë mënyrë, Çelsi duket se ende nuk i ka mbyllur llogaritë me largimet, pasi sot është zyrtarizuar një tjetër lëvizje nga blutë e Londrës.

Tekniku Sarri duket se nuk ka vend për Miçi Batshuaji, i cili pas huazimit në gjermani tek Dortmund edicionin e fundit, do të provojë një aventurë të re në La Liga. Skuadra e Valencias ka arritur akordin me Çelsin për ta huazuar lojtarin në fjalë deri verën e ardhshme, por pa të drejtë blerje.

Batshuaji u aktivizua në 10 ndeshje në Bundesliga, duke shënuar dhe 10 gola, por siç duket nuk kanë mjaftuar që t’i krijohet hapësira në Londër. Në Spanjë e konsiderojnë si një lëvizje shumë të vlefshme afrimin e belgut dhe presin që 24-vjeçari të shpërthejë dhe të ndihmojë skuadrën në arritjen e objektivave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online