Mauricio Sarri mund të quhet lirisht trajneri i ri i Juventusit, me italianin që do të lërë Çelsin për t’u rikthyer në Serie A. Gjithsesi, ende asgjë nuk është zyrtare, pasi klubi anglez kërkon të gjejë fillimisht zëvendësuesin për Sarrin.
Kërkimet kanë nisur në kampin londinez, teksa favorit duket Rafael Benitez. Trajneri spanjoll, i cili e ka drejtuar dhe në të shkuarën Çelsin, duket se është i preferuari i bosit të klubit, Roman Abramoviç.
Drejtuesit e bluve kanë nisur kontaktet me Benitez siç raportohet nga mediat angleze, por duhet të kujtojmë që tekniku spanjoll është në kontratë me Njukasëll Junajtid.
? Abramovich no soltará a Maurizio Sarri hasta tener asegurado quien será el nuevo entrenador
? Benítez es el favoritohttps://t.co/901cojM4Ot— AS (@diarioas) June 11, 2019