Ditë miqësoresh ajo e sotmja për ekipet e Premier Ligës angleze.
Liverpuli dhe Leisteri matën forcat ne turin aziatik, ku të kuqtë triumfuan 2-1 me problemet klasike të mbrojtjes dhe koordinimet shumë të mira të treshes Firmino-Kutinjo-Salah, me dy të fundit që gjetën rrjetën në ndeshjen e sotme. Ndërkaq, Jyrgen Klop ka filluar aplikimin e skemës 4-2-3-1.
Në ndeshjen tjetër të ekipeve të ishullit, pati një derbi londinez mes Arsenalit dhe Çelsit, me të besuarit e Kontes qe shpartalluan Venger&Co 3-0. Trajneri italian, i cili sërish luajti me skemën 3-4-3, pret përgjigje për dëmtimin e Pedros, i larguar nga fusha në minutën e 29-të me zëvendësuesin e tij Boga që shkëlqeu. Batshuaji ishte lojtari i ndeshjes me dy gola të shënuar, kurse goli tjetër i takon brazilianit Uillian. Sa i takon Arsenalit, duhet të punojë shumë me përgatitjen fizike pasi ishte shumë mbrapa dhe me një kampionat që fillon në 20 ditë.