Humbja poshtëruese 6-0 kundër Mançester Sitit ka sjellë një zemërim të madh te tifozët e Çelsit. Ekipi i Sarrit ka pësuar 10 gola në dy transfertat e fundit në kampionat dhe është zyrtarisht në krizë.
Fatmirësisht ndeshje e radhës vjen shumë shpejt dhe “Blutë e Londrës” do të udhëtojnë sonte drejt Suedisë për t’u ndeshur me ekipin e Malmos për llogari të Europa League.
Klubi ka postuar në rrjetet sociale për ndeshjen e sotme, duke vënë theksin që mbeten të pamposhtur në këtë kompeticion. Çelsi e mbylli grupin L me 16 pikë (5 fitore dhe një barazim).
Kaq ka mjaftuar për të sjellë irritimin e tifozëve, të cilët nuk i kanë kursyer kritikat dhe ironitë. “Është e vërtetë, nuk keni humbur akoma, sepse keni luajtur kundër fermerëve”, është një nga komentet më pikantë, ndërsa dikush tjetër i bën thirrje klubit të mos postojë asgjë gjatë këtij muaji.
Një tjetër shkon dhe më tej, duke bërë një premtim të çuditshëm: “Nëse nuk ftojmë përballë Malmos, nuk do të shikoj më futboll”. Tensioni ka arritur kulmin, ndërsa djemtë e Sarrit do të bëjnë të pamundurën për të fituar përballë ekipit nordik dhe për të qetësuar sadopak situatën e krijuar.
2??4?? hours to go!
Unbeaten so far, the Europa League is back tomorrow! ?#MALCHE pic.twitter.com/NNNYlYZhJL
— Chelsea FC (@ChelseaFC) February 13, 2019