Çelsi-Konte, “divorci” përfundon në gjyq

Antoni Konte bëri mirë me Çelsin por çdo fillim e ka një fund. Gjithsesi, kur bëhet fjala tek paratë askush nuk fal dhe ish-trajneri i bluve të Londrës nuk do të tolerojë aspak. Mediat angleze raportojnë se shumë shpejt tekniku italian do t’i drejtohet gjyqit, pasi sipas tij koha e njoftimit për largimin nga detyra ka qenë jo e mjaftueshme.

Konte në këtë mënyrë do të kërkojë dëmshpërblim pasi Çelsi i ka mohuar kohën për të gjetur një skuadër tjetër, përveç rrogave që duhej të merrte deri në fund të aventurës së tij në Angli.

Situata e “divorci” mes Çlesit dhe Kontes ka qenë e tensionuar dhe dukej absurde vonesa që të zyrtarizohej shkëputja e bashkëpunimit. Vendin e Kontes në stolin e londinezëve e ka marrë Mauricio Sarri , i cili ka si synim që të bëjë më mirë se paraardhësi i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online