Dështimi i nënkampionëve, Alijev: Kukësit nuk ia zbuloj Karabakun

Te Kukësi erdhi i reklamuar si një sulmues i madh, edhe pse deri në moshën 29-vjeçare nuk ishte larguar asnjëherë nga vendlindja e tij, Azerbajxhani. Te veri-lindorët u largua më shpejt nga sa erdhi. E prezantuan në gusht të 2017-ës dhe i treguan derën pa u hapur merkato e janarit. Statistikat në fushë ishin tejet të dobta: 13 ndeshje në kampionat, ku gjysmat i nisi nga stoli dhe tre aktivizime në Kupë. Në total tre gola në ndeshje pa vlerë ndaj Luftëtarit, Teutës dhe Lushnjes.

Tashmë Rauf Alijev flet për duelin e Kukësit me Karabakun në Champions League. Për ironi të fatit, sulmuesi flet edhe pse ka qenë titullar në dy ndeshjet e Europa League, në të cilat ekipi i tij, Gabala u eliminua në mënyrë të turpshme nga Progres Niederkorni i Luksemburgut.

“Pas largimit tim nga Kukësi, pati shumë ndryshime. U largua trajneri dhe disa lojtarë. Nuk është i njëjti Kukës në të cilin unë luajta. Mendoj se klubi shqiptar nuk është shumë i fort dhe Karabaku mund ti kalojë”, tha Alijev.

Edhe pse nuk la asnjë gjurmë te Kukësi dhe askush nuk e kujton me mall, Alijev provoi ti jepte vetes pak rëndësi. Ndoshta duke e ekzagjeruar kur deklaroi: “Nëse Karabaku dëshiron informacione rreth kundërshtarëve është e thjeshtë. Mund të shohin ndeshjet e tyre dhe ti analizojnë. Nëse në klubin e Kukësit do të më kërkojnë informacione rreth Karabakut, natyrisht që nuk do tu tregoj asgjë…”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online