Një sulmues francez për Çelsin e Sarrit. Klubi londinez është pranë arritjes së marrëveshjes me sulmuesin e Lionit, Nebil Fekir. Siç citon “The Sun”, anglezët kanë fituar konkurrencën me klube si: Bajern Mynih, Real Madrid, Liverpul dhe Mançester Junajtid për të siguruar shërbimet e lojtarit të kombëtares franceze.
Abramoviç është gati për të paguar një shumë, që varion nga 50-60 milionë euro, duke përforcuar repartin ofensiv të Mauricio Sarrit. 25-vjeçari ka pesë vite që aktivizohet me ekipin e Lionit, ku numëron 45 gola të shënuar në 115 ndeshje.
Fekir ishte pjesë e ekipit francez, që u shpall Kampione Botë në Rusi, dhe tashmë është gati për të hedhur hapin e madh në karrierë, duke u transferuar tek “Blutë” e Londrës.