Çelino tallet me Fiorentinën: Merkato e droguar, Tonalin e ndërroj me… Kiezën!

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Sandro Tonali është një nga emrat më të përfolur në merkato. Mesfushori i Breshias është një nga talentët më premtues të futbollit italian. 19-vjeçari krahasohet me legjendën Pirlo për nga stili i lojës, ndërsa ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë.

Rreth situatës së tij ka folur edhe Masimo Çelino. Presidenti i Breshias, ekip ku aktivizohet Emanuele Ndoj dhe që u rikthye në Serie A pas tetë vitesh mungesë, nuk i kursen elozhet për yllin e ekipit të tij, konfirmon që lojtari nuk është në shitje dhe ka një mesazh për Fiorentinën, një ndër klubet e interesuara për Tonalin.

Nuk i kam vendosur një çmim, sepse Tonali nuk është në shitje. Do të na japë një dorë për të qëndruar në Serie A dhe kjo është zgjedhja më e mirë për të. Po bëj maksimumin në një merkato të droguar. Sandro është unik. Mund të bëjë organizatorin përpara mbrojtjes dhe të luajë si ‘mezzala’. Kjo na lejon të luajmë me dy sulmues. Fiorentina e kërkon? Jam dakord, por kam një kusht. Pranoj vetëm nëse na japin Kiezën në vend të tij…”, përfundon padroni i Breshias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *