Celina kthehet në Angli, Siti e huazon sërish

Klubi anglez Ipsuiç Taun ka bërë me dije se ka huazuar për një vit nga Mançester Siti yllin kosovar të këtij ekipi Bersant Celina.

Mesfushori 20-vjeçar, i cili ka luajtur vetëm një ndeshje me Sitin (një asist për Agueron në humbjen 3-1 ndaj Lesterit në sezonin 2015/16), kur ekipi drejtohej nga Manuel Pelegrini, sezonin tjetër do të luajë në divizionin e dytë anglez.

Talenti shqiptar nga Kosova ishte i huazuar në Holandë te Tvente sezonin e kaluar, ku në 28 ndeshje shënoi 5 gola, duke pasur një rendiment shumë pozitiv.

Celina ka luajtur 3 ndeshje kualifikuese Botërori me Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *