“Çekisë i kam shënuar një nga golat më të bukur të karrierës“, Cikalleshi ndjen keqardhje për mungesën e Brojës: Nuk është lajm i mirë për ne

Sokol Cikalleshi ka zhvilluar një intervistë për emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV”. Në një lidhje direkte nga Arabia, sulmuesi shqiptar ka folur për golat e shënuar së fundmi me Al Khaleej-in, si dhe për Kombëtaren shqiptare. Cikalleshi thekson se i ka shënuar të dy ekipeve pretendente në grupin e kuqezinjve, si Polonisë, ashtu edhe Çekisë. Madje atë ndaj çekëve e konsidoren si një nga më të mirët e karrierës. Gjithashtu, futbollisti kavajas ka ndjerë keqardhje për mungesën e Brojës, por nga ana tjetër i gëzohet formës së mirë që po kalon Uzuni në Spanjë.

“E kam shtrirë edhe në ndeshje të tjera, por nuk ka përfunduar gol. Këtë ndeshje arrita të shënoja. E ndihmova ekipin të merrte 3 pikët, kështu që kënaqësi e dyfishtë. Fillimi ka qenë shumë i vështirë, 3-4 muajt e parë. Ekipi vinte nga kategoria e parë dhe kishte bërë shumë transferime. Tani gjërat po na shkojnë për së mbari. Na ka ndihmuar shumë edhe pauza e Botërorit. Vend i ri edhe për mua. Pas 7 viteve në Turqi, është në vend ndryshe. Niveli nuk është si në Turqi, por duhet shumë punë. Frytet e punës po i marr. Unë jam i huazuar. Kam kontratë deri në vitin 2024 me Koniasporin. Ishte një aventurë për mua, doja të provoja diçka të re. Sido që të shkojë, e kam ekipin në Turqi. Por ambicien e kam të madhe. Kam punë për të bërë. Një nga arsyet që kam ardhur, nuk kam pse të gënjej, për të treguar veten këtu. Unë jam 32 vjeç. Kristiano është maja e piramidës, është shembull. Nuk do të luaj edhe shumë kohë, këtë jua garantoj.

Që kur filluan zërat për ardhjen e Kristianos, vëmendja u kthye shumë në kampionatin arab. Sidomos pas prezantimit. Është një kampionat që po ngrihet vit pas viti. Lojtarët e huaj po shtohen në formacion. Kanë idetë e tyre për të sjellë kampionatin Botëror në Arabi. Kam mësuar gjërat bazike në arabisht. Ne shoqërohemi me lojtarët e huaj, trajnerin e kemi të huaj, kemi dhe përkthyes. Kështu që nuk jam shumë në kontakt me arabë. Qyteti ku unë luaj është një nga më të mirët këtu. Sigurisht që jeta është ndryshe, kultura është ndryshe. Kam një muaj që kam sjellë edhe familjen këtu. Ka ndikuar pak negativisht te vajza, sepse për dy vite ka ndryshuar 6 kopështe. Por kjo është sakrifica për një jetë më të mirë.

Fatkeqësisht Broja është i dëmtuar. Nuk është një lajm i mirë për ne, sepse është një lojtar me shumë kualitet për të ardhmen. Më vjen mirë për Uzunin, sepse ka punuar shumë për të arritur aty ku është. Kam pasur një farë komunikimi edhe unë (me Silvinjon) Nuk është një komunikim që tregon diçka madhore. Kam pasur fatin që si Polonisë, ashtu edhe Çekisë i kam shënuar të dyjave. Me Çekinë ishte miqësore, por kam shënuar një nga golat më të bukur të karrierës. Është një ogur i mirë, por nuk do të thotë asgjë. Janë ekipe shumë të forta. Polonia është kreu i grupit, duke qenë se kemi edhe ndeshjen jashtë, duhet të ndjekim atë shprehjen ‘fillimi i mbarë gjysma e punës’.“, ka thënë Sokol Cikalleshi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online