“E pashë deri në minutën e 98 dhe e hoqa“, Ruçi flet për golin e Tiranës: E mësova nga rrjetet sociale

Fitorja e Tiranës nuk ka gëzuar vetëm tifozët bardheblu, por edhe kampin e Bylisit. Lojtari i mallakastriotëve, Flamur Ruçi, ka thënë në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV“ se e ka ndjekur ndeshjen deri në minutën e 98 dhe më pas ka mësuar përmes rrjeteve sociale se kryeqytetasit kishin shënuar. Ruçi i gëzohet golit në minutën e 100 të Tiranës, pasi i jep një asisit në garën për mbijetesë Bylisit. Kjo për faktin se fitorja erdhi pikërisht kundër Kastriotit, një kundërshtar i drejtpërdrejtë i ballshiotëve.

“E kam parë ndeshjen deri në minutën e 98 në “Oversport“ dhe më pas e kam hequr. Duke lundruar në “Instagram“ pashë që kishte shënuar Tirana. Normalisht që u gëzova, pasi nuk mori pikë Kastrioti”, ka thënë Flamur Ruçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online