Bylisi–Teuta/ Ballshiotët e pathyeshëm, durrsakët janë të vetmit që dinë të fitojnë ndaj tyre

Fundjava sjell nisjen e fazës së dytë në kampionatit shqiptar pës xhiros së parë mjaft surprizuese. Kishim parë që futbolli i bukur luhej vetëm jashtë territorit të vendit tonë por jo më. Bylisi, Teuta, Vllaznia dhe deri diku Laçi treguan se këtë vit titulli nuk do të jetë aq i lehtë për t’u arritu.

Aq më tepër në një kohë kur skuadrat të cilat u menduan pretendente dështuan në disa raste duke rrezikuar edhe pozicionet e tyre në renditje. Në tre takimet e sotme që nisin njëhkohësisht në orën 13:00, ndeshja në Ballsh gëzon vëmendjen më të madhe. Bylisi ose siç e kemi quajtur në disa raste, Leicesteri anglez, pret Teutën në një takim aspak të lehtë.

Në shtëpi ballshiotët nuk njohin humbje e po aq më tepër në kampionat ku e vetmja “pikë e kuqe” është pikërisht në ndeshjen e tyre të parë në Superligë ndaj Teutës. Fitorja në Durrës me rezultatin 1-0, u pasua vetëm me fitore dhe barazimi më pas nga Bylisi. Megjithatë ka një pikë ku ekipi i Dovedan mund “thyhet” dhe atë e di vetëm Teuta.

Ose gjithçka mund t’i lihet thjesht ndeshjes së parë në kampionat pas ngjitjes nga kategoria. Gjithçka mbetet e hapur përsa kohë të dy skuadrat kanë të njejtin nivel loje. Pozitive dhe fryëzuese për Bylisin mbetet ajo fitore fantastike në shtëpi ndaj Tiranës me rezultatin 3-1 ndërsa Teuta pësoi një humbje me goleadë në ndjeshjen e fundit me rezultatin 3-0 ndaj Laçit. Nëse ballshiotët luajnë si ndeshjen e fundit dhe aq më tepër Teuta po ashtu, atëherë Partizani ka një motiv akoma më të fortë për të luftuar pasi vend i parë mund të rimerret nga Bylisi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online