Tani dalin të gjithë zbuluar, Shehu refuzoi ftesën e Shqipërisë për Greqinë

Sa shumë raste që po shtohen me lojtarët shqiptarë që zgjedhin të përfaqësojnë Greqinë. Pavarësisht se ftesa dhe interesimi nga Shqipëria nuk u mungon, madje duke pasur edhe kontakt fizik me drejtuesit tanë.

I radhës quhet Kristo Shehu. Aktualisht ky futbollist është pjesë e Panathinaikosit, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Shqipërinë U-17. Reja ka menduar që ta ftojë në Kombëtare për ndeshjet e mbetura duke e parë si një element të prespektivës.

Por sipas asaj që raportojnë mediat greke, ka ardhur refuzimi nga vetë lojtari. Dëshira e tij është që të luajë për Greqinë dhe kjo ka bërë që gjithë mundimi i Shqipërisë të shkojë dëm. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online