Superiorja vetëm për 45 minuta, Skënderbeu në vendin e fundit dhe Flamurtari ia hidhte dramës

Kampionati shqiptar në këtë vit është vërtet shumë i veçantë jo vetëm sa i përket ngjeshjes së madhe në renditje, por edhe për faktin se nuk e kemi gjetur ende ekipin që hedh kandidaturën kryesore për titullin kampion.

Sigurisht që Partizani që vjen me stof kampioni e thotë diçka më shumë pasi merr edhe kryesimin edhe në fazën e parë të këtij kampionati, por nuk bëhet fjalë për diferenca të mëdha. Po nëse futbolli do të luhej për 45 minta?

Atëherë do të ishte disa ndryshime. Kështu, Skënderbeu do të renditej në vendin e fundit me 6 pikë. Trajneri Daja ka arritur gjithmonë që pikët maksimale t’i marrë në pjesën e dytë me ndërhyrjet e bëra dhe pasi e lexon lojën e kundërshtarit.

Ndërkohë kjo formulë do të ishte fantastike për Flamurtarin që nuk do ta përjetonte kaq shumë dramën e momentit. Kjo pasi vlonjatët do të renditeshin në vendin e tetë me shtatë pikë të grumbulluara dhe jo me dy pikë, sa kanë aktualisht. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online