Bylisi do Superioren, por kampionatin e nisi me një humbje të pësuar në transfertë me Egnatian. Edhe në Kupë kundër Tomorit ballshiotët u mundën, ndaj edhe kërkohet me çdo kusht fitorja në shtëpi me turbinën të shtunën.
Së fundmi në Ballsh ka mbërritur edhe një nga afrimet e bëra gjatë kësaj vere. Sulmuesi nga Togo, Kofi Dosef, është vënë nën urdhrat e stafit teknik. Sulmuesi vjet ka luajtur me Skopje, duke shënuar edhe pesë gola në elitën e futbollit maqedonas.
Bylisi i bëri një ofertë këtë verë dhe pasi e pa në fushë nënshkroi kontratën. Presidenti Kapllanaj ka qenë mjaft aktiv dhe ka bërë shumë afrime në klubin e tij, me synim rikthimin në Superiore.