Partizani luan të mërkurën me Karabakun ndeshjen e parë në Champions League dhe trajneri Franko Lerda po mendon për formacionin që do të hedhë në fushë kundër azerëve. Së fundmi ka një lajm të mirë për teknikun italian.
Në orët e para të ditës së sotme ka mbërritur në Tirana edhe sulmuesi Brian Braun, i blere te Reno 1868. Xhamajkani shikohet si sulmuesi kryesor për sezonin e ardhshëm futbollistik, pasi jo më kot është paguar për kartonin e tij.
Shifrat e Braun janë të mira, pasi në gjysmën e parë të këtij sezoni ka realizuar tetë gola në 11 ndeshje, ndërkohë sezonin e shkuar ka realizuar 17 herë. Tashmë ai pritet të vihet nën urdhrat trajnerit Lerda, i cili mund të bëjë llogari me të.
Braun vjen nga aktiviteti, teksa ka qenë i ftuar nga Xhamajka në Gold Cup. Gjendja e tij fizike dhe sportive normalisht është e mirë dhe sulmuesi 26-vjeçar mezi pret që të debutojë. Koha është të provojë Superioren.