Buzëqesh Çelsi, londinezët marrin një dhuratë nga… Atletiko!

Atletiko Madrid arriti marrëveshjen me Çelsin janarin e këtij viti për të marrë në Madrid Alvaro Moratan, i cili zhgënjeu jo pak në “Stamford Bridge”.

Spanjolli u huazua në Madrid për 1 sezon e gjysmë, çka do të thotë që do të jetë deri në verën e vitit 2020 pjesë e Atletikos. Të paktën kështu mendohej, pasi siç raportojnë mediat spanjolle, duket se drejtuesit e “Los Colchoneros” mund ta kthejnë sulmuesin përsëri te Çelsi.

Kjo për shkak se nëse vendosin që Morata të qëndrojë edhe për një sezon, do t’i duhet të derdhin në arkat e londinezve plot 15 milionë sterlina.

Drejtuesit nga kryeqyteti spanjoll nuk duken të bindur dhe për Çelsin kjo do të ishte një dhuratë, pasi merkatoja e bluve mund të bllokohet dhe nuk do të kenë të drejtë të transferojnë asnjë lojtar, me ekipin e Abramoviç që të paktën mund të marrë mbrapsh të huazuarit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online