Të mërkurën e 20 gushtit, Champions Liga dhuron një nga përballjet më të forta. Juventusi do të udhëtojë drejt Madridit për t’u ndeshur me Atletikon vendase. Dueli pritet të jetë i zjarrtë dhe plot emocione, ndërsa kjo është prova e parë reale e ekipit të Alegrit. Bardhezinjtë kërkojnë fitimin e kompeticionit më të rëndësishëm për klube pas 23 vitesh, ndërsa djemtë e Simeones janë ndër ekipet më të vështira për t’u mposhtur.
Juventusi ka hasur probleme në mbrojtje në ndeshjet e fundit. Mungesa e treshes: Bonuçi-Barzalji-Kielini është ndjerë shumë, por Alegri ka marrë lajme të mira nga infermieria.
Bonuçi ka lënë pas problemet e tij dhe është gati për ndeshjen kundër ekipit “colchoneros”. Ish-mbrojtësi i Milanit ka zhvilluar të plotë seancën stërvitore tëq ekipit, që konfirmohet dhe nga vetë klubi italian.
Edhe Barzalji ndihet më mirë dhe ka zhvilluar një pjesë të stërvitjes me grupin. Nga ana tjetër, Kielini vazhdon të punojë i diferencuar, ndërsa kontrollet e fundit mjekësore kanë konfirmuar përmirësimin e gjendjes së Dagllas Kostës