Bushiç: Shënoj shumë se Vlora është si Spliti im, në det e mentalitet

Sulmuesi i Flamurtarit, Tomisllav Bushiç, tashmë është ngjitur në krye të listës së golashënuesve në Superiore, me 3 gola në 3 ndeshje. Një shifër e konsiderueshme, nëse kemi parasysh sa pak po shënohet këtë sezon një Shqipëri. Sulmuesi kroat është në formë perfekte dhe komenton kështu në mikrofonin e Supersportit: “Jam shumë i kënaqur, morëm tre pikë shumë të rëndësishme, ndaj një rivali mjaft të vështirë. Luajtëm mirë, shënuam dy gola dhe mund të shënonim më shumë. Më vjen keq për penalltinë që na u dha kundër, duket qartë që është jashtë zone.

“Dy golat e mi? Jam i kënaqur, sepse po ndihmoj skuadrën dhe kjo është detyra ime.

“Golat e shumtë në këtë fillimsezoni? Jam shumë i qetë në Vlorë, është njësoj si shtëpia ime në Split, ka detin dhe mentalitet të njëjtë. Jam shumë i qetë dhe ndihem mirë, ndaj ndoshta kjo më ndihmon”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online