Magani: Më mirë që humbëm tani

0

Trajneri i Teutës, Gugash Magani, e ka pranuar qetësisht humbjen e sotme kundër Flamurtarit, duke e parë si një leksion për të ardhmen. Ish-trajneri i Flamurtarit ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitja e dobët e skuadrës, ndërkohë që ka pretendime edhe ndaj gjykimit, edhe pse nga ana tjetër e pranon se penalltia e dhënë në fund ishte tjetër moment mjaft i diskutueshëm.

“Po t’i referohem pjesës së parë, them se nuk kemi qenë fare skuadër në fushë. Ishim krejtësisht të shthurur taktikisht, pa grintë. U ndëshkuam për dy gabime tonat, por kuptohet edhe për meritë të kundërshtarit. Kishim probleme me shpejtësinë e mendimit dhe kjo më shqetëson.

“Kam pretendime për një penallti në pjesën e parë. Nëse do të jepej, do të kishte tjetër rrjedhë loja. Kështu e ka futbolli, në lojë ishin të tre rezultatet për këtë ndeshje dhe nuk kam thënë kurrë që do të fitojmë titullin. Nuk po e bëj tragjedi këtë që po them, Flamurtari nuk vodhi asgjë në këtë ndeshje.

“Euforia? Ka qenë prezente te lojtarët që ende nuk kanë eksperiencën dhe nuk dinë ta mbajnë presionin e të luftuarit për gjëra të mëdha. Gjithsesi, ky është një leksion dhe unë marrë përgjegjësitë e mia.

“Teuta u përmirësua pas ndryshimeve në pushim? Dediç nuk është në gjendjen e tij më të mirë. Kam rezervat e mia për këtë lojtar. Në pjesën e goditjeve standarde nuk ishim aty ku duhet, sepse kishim shumë të tilla, por nuk i shfrytëzuam. Mund ta kishim ndëshkuar kundërshtarin në këto raste.

“E keqja më e mirë apo e mira më e keqe, është që u ndalëm në këtë moment. Nëse do të jemi aty ku duhet në javën e pestë apo të gjashtë, do të shikojmë një Teutë tjetër. Në pjesën e parë ishim shumë të plogësht, duke e nënvlerësuar kundërshtarin. Nuk arritëm ta lexonim lojën dhe ky është e rëndësishme”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.