Bushi shpall listën e U-21: Skuadër shumë cilësore, për fitore në dy ndeshjet e radhës

Trajneri i Shqipërisë U21, Alban Bushi, është shfaqur sot para mediave, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjeve kualifikuese kundër Irlandës së Veriut dhe Islandës, më 31 gusht e 4 shtator. Bushi ka publikuar listën e lojtarëve që ka përzgjedhur për këto sfida, duke shpjeguar arsyet e zgjedhjeve të tij dhe lënien jashtë të Manajt apo Krymit.

LOJA E MIRË, POR PA GOLA – “Rëndësi ka që të krijojmë raste, nuk më shqetëson fakti që nuk po shënojmë shumë. Skuadra ka krijuar shumë raste në ndeshjet e fundit miqësore, ndaj jam i bindur se golat do të vijnë. Dua lojë të mirë nga skuadra, synoj fitore në dy ndeshjet e radhës, në Irlandën e Veriut dhe në Islandë”.

MANAJ MUNGON: Manaj nuk është pjesë e këtij grumbullimi sepse ka pak minuta, por ai është pjesë e përfaqësues Shpresa dhe e ekipit të parë. Më vjen mirë që Durmishaj ka shënuar dhe po luan, dua që të gjithë lojtarët e ekipit tim të luajnë në skuadrat e tyre. Megjithatë janë shumë pak futbollistët që kanë minuta në këmbë me klubet e tyre. Ata janë vetëm Hebaj, Laçi e Ramadani, ndërsa të tjerët kanë vetëm fazë përgatitore”.

E ARDHMJA – “Kemi një skuadër pa shumë eksperiencë, vetëm pak lojtarë kanë luajtur edhe në kualifikueset e shkuara, por kam besim se do t’ia dalim. Më vjen mirë që po luajnë rregullisht disa lojtarë, grupi është shumë i mirë dhe plus i madh është që janë të rinj dhe do të jenë me U-21 jo vetëm këtë sezon, por dhe pasardhësin”.

BARE – “Synimi ynë është që të prodhojmë lojtarë për kombëtaren, ndaj dua që Keidi Bare bëhet pjesë e kombëtares së madhe, edhe pse do të ishte një mungesë e madhe për ne. Te ne lojtarët janë të përkohshëm, ndërsa te kombëtarja do të jenë për 10-15 vjet”.

MUNGESAT – “Na janë dëmtuar lojtarë të rëndësishëm, si Taulant Seferi, por nuk e kam grumbulluar Krymin sepse në pozicionin e tij kam lojtarë që kanë më shumë minuta se ai. Kjo nuk do të thotë se Krymi nuk është në planet e mia, e ka derën të hapur. Kam grumbulluar më të mirët, për momentin, por kemi edhe lojtarë të tjerë në vëzhgim”.

LISTA

PORTIERË

Elhan Kastrati (Teuta), Mario Dajsinani (Skënderbeu), Gentian Selmani (Laçi)

MBROJTËS

Albi Doka (Tirana), Bardhec Bytyqi (Alborg), Ardit Toli (Olimpiakos U-19), Shaqir Tafa (Monopoli), Leonardo Maloku (Santarkanxhelo), Marlind Nuriu (Tirana), Kristjan Bushaj (Panionios), Irlian Ceka (Sambenedeteze), Arjan Qollaku (Grasshoper)

MESFUSHORË

Keidi Bare (Atletiko Madrid), Endri Çekiçi (Dinamo Zagreb), Qazim Laçi (Azhakso), Emanuele Ndoj (Breshia), Elvir Maloku (AEK Larnaka), Kristal Abazaj (Luftëtari), Ylber Ramadani (Velje)

SULMUES

Rubin Hebaj (Domzhale), Fiorin Durmishaj (Panionios), Valdrin Mustafa (Kaizerslautern U-19)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *