Bushi gjen fajin e humbjes dhe thumbon Dokën!

Menjëherë pas ndeshjes së humbur 3-0 ndaj Francës U-21, trajneri i Shpresave, Alban Bushi u ndal te gabimet e të tijve, por edhe te gjërat ku duhet të përmirësohemi. “Ekipi tregoi që ka forcë. Mendoj se ekipi i Francës është luks të përballesh sepse mësohesh me kundërshtarët e këtij kalibri. Me Estoninë do ta kemi më të lehtë. Duhet të luanim më shpejt. Nëse luan më shpejt mund të rrezikosh pak më shumë.

Çekiçi – Lojtari i Lokomotiv Zagrebit, Endri Çekiçi, u zëvendësua për shkak të dëmtimit, por a rrezikon ndaj Estonisë? “Çekiçi është i rëndësishëm për ne, shpresoj mos ketë dëmtim të rëndë. Do të shohim në vazhdim.

Gabimet – “Mendoj që na shërbeu sepse pamë lojtarë që luanin për herën e parë me Shqipërinë. Si Çollaku. Janë fëmijë. Kam besim që do të bëjnë sezon të mirë. Ta mbajmë kokën lart, sepse e pati edhe gjëra të mira. Sidomos në goditjet standarde nuk ishim shumë agresivë. Aty Franca na ndëshkoi. Do mundohemi këtë javë, sepse edhe Estonia do të përpiqet të na godasë në goditje standarde. Ky ishte problemi i Shqipërisë. Qarkullimi i topit na mungoi disi, pasi dy lojtarët e sulmit dhe mesfushës qëndruan në linjë të drejtë. Me Estoninë do të bëjmë mirë. Edhe sot zbritëm në fushë për fitore. Hymë 11 me 11. Nuk është se ata kishin më shumë. Por janë më të mirë se kanë kohë bashkë. Me Estoninë do të zbresim për fitore dhe besoj te djemtë. Golat që pësuam nuk duhet t’i pësonim”.

Pa frikë – “Patjetër që duhet ta heqim, pasi luajmë 11 me 11. Duhet të marrim shembull nga ekipi A dhe këta do ta përfaqësojnë nesër apo pasnesër. Të heqim dorë nga emocioni. Me Estoninë duhet maksimumi në fushë. Ka humbje që del me fytyrën lart dhe me fytyrën poshtë. Ne humbëm, por pamë gjëra të mira. Kishim edhe dëmtime në mbrojtje, si Bytyqi. Dhamë maksimumin dhe kemi shpresë. Nëse përballemi me Francën hapur, mendoj se kam shpresë”.

Doka – “Mendoj që është djalë i ri dhe ka punë për të bërë përpara. Do të përmirësohet goxha shumë, pasi në mbrojtje s’është edhe aq mirë. Megjithatë, ka gjëra të tjera që minimizon mbrojtjen. Duhet shumë punë për të bërë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *