Franca “stërvitet”, Shpresat pa shkëndijë!

Një test pa vlera, por thjesht për të mbajtur ritmin dhe për t’u provuar dhe vënë në fushë indikacionet e ndryshme. Kombëtarja U-21 e Shqipërisë ka humbur ndaj një prej skuadrave më të forta sa i përket moshave. Edhe pse me mendjen te pushimet, Franca ka shënuar tri herë në portën kuqezi, teksa nota negative nuk ishte rezultati, thuajse i parashikuar, por prania zero e tifozëve në “Selman Stermasi”.

Ndoshta orari i pazakontë, ora 21:00, ka qenë ai që ka penguar sportdashësit, por fakti është se kur nuk kemi audiencë në moshat kuqezi. Ndeshja u vendos që në pjesën e parë, kur blutë kaluan dy herë në avantazh, me anë të Lis Mosuet, sulmuesi i Burnemuthit, i blerë 7,3 mln euro nga Lë Havër. Sulmuesi 21-vjeçar ka realizuar dopietë, ndërsa mbrojtja kuqezi ka lënë disi për të dëshiruar në këtë rast. Goli i tretë dhe ai që vulosi ishte i Teoson Siebatsheu, që luan me Reims në ligën e dytë franceze. Ky ishte testi i parë “i vërtetë” për Bushin si trajner i Shpresave, teksa pas katër ditëve, ndeshja më me rëndësi do të jetë ndaj Estonisë, e vlefshme për kualifikueset e Europianit të moshave. Kuqezinjtë pretenduan edhe për penallti me talentin Zeka që u pengua në zonë dhe ngacmuan disi portën e gjelave, por pa gjetur golin.

https://www.youtube.com/watch?v=1zzghXboz0c

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online