Burreli përforcohet, një mbrojtës nga Greqia për Plorin

Ilias Kasapis, shqiptari që vjen nga kategoritë inferiore të futbollit helen, sot ka firmosur për Burrelin në Kategorinë e Parë. Lajmin e konfirmon për SportEkpspres.com vetë tekniku i skuadrës matjane Elvis Plori, i cili këtë e quan edhe si një nga përforcimet më cilësore te skuadra e tij. Njëherësh shkodrani i pankinës matjane konfirmon të gjitha lëvizjet që ka bërë Burreli në merkaton e këtij muaji,

24-vjeçari Kasapis ka tentuar të luajë edhe në skuadra të Kategorisë Superiore në futbollin shqiptar. Ai nuk është i panjohur për Plorin, pasi në verë u testua te Kastrioti që drejtohet nga shkodrani. Më parë ai është testuar edhe te Kukësi e Luftëtari. Burreli është stacioni për të në këtë sezon, kur kemi parasysh se merkato mbyllet më 31 janar 2019.

Shkon në 8 numri i  përforcimeve te Burreli, pasi gjatë këtij muaji janë afruar edhe lojtarët Milislav Vukmanoviç, Emiljano Veliaj, Senad Lekaj, Leonid Varfi, Donald Kurbneshi, Arsaed Rahova, Ari Djepaxhia dhe Ilias Kasapis.

Ndeshjen e javës së 15-të Burreli e luan në Fushë Krujë me Ilirinë, me të cilën ndajnë vendin e 8-të e të 9-të me nga 15 pikë. Mbetet për t’u përcaktuar se kur këto ekipe do të përballen mes tyre, pasi të shtunën është programuar të luhet në “Redi Maloku” sfida e Superiores mes Kastriotit dhe Skënderbeut.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *