Xhixhi Bufon nuk ishte titullar as në ndeshjen e sotme që PSG po luan ndaj Sent-Etienit, Në Itali kjo gjë ka bërë shumë bujë, pasi për të tretën ndeshje radhazi italiani nuk luan me kampionët e Francës. Gjithsesi, mediat italiane kanë zbuluar se “Xhixhi” do të jetë në fushë ditën e martë, në ndeshjen e Championsit.
Sigurisht që kjo duket një zgjidhje e zgjuar nga ana e PSG-së që në përbërje ka edhe një super Areola. Nëse Bufon do të jetë në stol dhe në ndeshjen e Championsit atëherë do të jetë një problem vërtetë mosaktivimi i tij.
Bufon, për të fundit herë është aktivizuar me PSG-në në muajin gusht dhe pret momentin e tij për të ndihmuar. Gjithsesi, në Francë duket se nuk është shumë nevoja e ndihmës së tij, kjo për shkak se skuadra e sheikëve është dominuese absolute.