Një deklaratë e një grupimi ultrasish të Lacios nuk do të kalojë pa pasoja për klubin italian. Federata italiane ka hapur një hetim për, pas lajme se tifozët e Lacios nuk pranojnë që t’u lejojnë femrave uljen në 10 rreshtat e parë të sektorit “Curva Nord”.
Sipas rregullores së federatës, diskriminimi gjinor është i papranueshëm në shkallët e stadiumeve dhe përgjegjësi për sjelljen e tifozëve ka dhe vetë klubi, që duhet të marrë masa që këto lloj skenash të mos ndodhin.