Bubeqi: Mundim Besëlidhjen dhe marrim vendin e dytë

0

Korabi pret Besëlidhjen të shtunën në Peshkopi dhe dibranët kërkojnë të marrin pikët maksimale, pasi synojnë ta mbyllin kampionatin në vendin e dytë. Gara është e hapur për këtë pozicion dhe trajneri Dorian Bubeqi ka folur për “SportEkspres.com” në lidhje me ndeshjen e radhës me lezhjanët.

“Për ne gara në fazën e tretë është bërë e fortë dhe me rivalitet. Këtë e tregon edhe renditja, teksa jemi tre skuadra me pikë të barabarta. Këtë javë luajmë në fushën tonë me Besëlidhjen, një ndeshje e vlerësuar maksimalisht dhe që kërkojmë ta fitojmë. Lezhjanët janë kundërshtarë të fortë dhe vetëm një pikë larg nesh. Të shtunën do të japim gjithçka për tri pikët”.

Ndërkohë që rivalitetit për vendin e 2-të Bubeqi nuk i trembet, sepse fitorja me Besëlidhjen e ngjit Korabin në këtë pozicion. “Kalojmë Besëlidhjen e ngjitemi në vendin e dytë në renditje, sido që të dalë sfida mes Dinamos dhe Erzenit”, u shpreh tekniku kavajas, që nuk pret ndonjë “ndihmë” nga të tjerët deri në fund të kampionatit.

AGRON KAJA

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.