Bruno Telushi, të hënën kroat

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Bruno Telushi e ka vendosur: sezonin e ardhshëm do të luajë në Kroaci, te Slaven Belupo.

Ditën e djeshme Sport Ekspres zbuloi bisedimet në Kroaci dhe gjërat kanë ecur shumë shpejt.

Mesfushori vlonjat konfirmon për gazetën se tashmë ka arritur marrëveshjen dhe të hënën do të niset në Kroaci, për të kryer vizitat mjekësore dhe për të firmosur.

Duhet kujtuar se kampionati kroat nis që në korrik, ndaj Telushi nuk do të ketë kohë të pushojë.

Slaven e mbylli në mesin e tabelës sezonin e fundit dhe aty aktivizohet edhe mbrojtësi i Kosovës Fidan Aliti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *