Bruno Telushi përgëzon Dajën dhe Hakajn për golin: I veçantë në Shqipëri, i sheh vetëm në ekipet e mëdha të Europës

Bruno Telushi është rikthyer që të komentojë futbollin shqiptar dhe ecurinë e këtyre javëve në Superiore. Aktualisht si futbollist i Neftci Baku në Azerbajxhan, mesfushori ishte i ftuar në “Rubrika Sportive” ku është ndalur edhe te goli i parë i Hakajt kundër Kastriotit.

Pas disa kombinimeve të bukura nga ana e lojtarëve të Partizanit, Hakaj do të godiste nga distanca për të gjetur cepin e rrjetës. “E pashë dhe mund të them se në Shqipëri është një gol i veçantë sepse është një ndërtim aksioni dhe përfundon me atë gjuajtje, gjë shumë e bukur. Gola të tillë i shikon vetëm tek skuadrat e mëdha në Europë”, u shpreh Telushi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *