“Brenda grupeve është luajtur tallava“, Dede komenton Europianin: Spanja do gënjejë shumë njerëz me këtë 5-0

Nevil Dede ishte i ftuar në studion e emisionit “EuroZone“ në “MCN TV“, ku ka komentuar fazën e grupeve të këtij Kampionati Europian. Ish-trajneri i Tiranës përpos muzikës së bukur që është luajtur përgjatë këtyre ndeshjeve, brenda grupeve është luajtur edhe “tallava“. Sipas tij Spanja është larg asaj fitoreje me goleadë të marrë kundër Sllovakisë, që nuk është imazhi më i pastër i asaj që mund të arrijë kjo skuadër.

“Unë them se trendi i këtij Europiani, po shkon drejt atij të Botërorit të kaluar. Skuadrat kanë bërë një muzikë të bukur dhe opera, por brenda grupit kanë bërë edhe ‘tallava’. Unë shikoj që Spanja me këtë 5-0 sot do gënjejë shumë njerëz. Unë di të them kaq, se në këtë Europian skuadrat që kanë duruar, do shkojnë deri në fund. Ka duruar Franca dhe Anglia. Di të them se Suedia ka vuajtur më shumë se të gjitha, Ndaj Polonisë mund të kishin humbur 5-0, por në fund ia dolën të fitojnë”, ka thënë Nevil Dede./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online