Zbuloi ekipin e ri në Serinë A me ngjyrën e flokëve? Paul Pogba përgjigjet me “kode”: Ju e dini, ndryshojnë shpesh

A do të kthehet Paul Pogba te Juventusi? Kjo është pikëpyetja e madhe e kësaj merkato vere kur flitet për bardhezinjtë në Serinë A. Me dëshirën për t’iu afruar së vërtetës, gazetarët e “Sky Sport” kanë ngacmuar disi mesfushorin e Francës pas ndeshjes mes Portugalinë.

Duke parë ngjyrën e flokëve të tij, Pogba është pyetur nëse bëhej fjalë po për të njëjtën ngjyrë si fanella e Juventusit. Pra, një bardhezi që e kishte një mesazh për të treguar? Ndërkohë mesfushori u përgjigj me diplomaci, por edhe me kode të nënkuptuara. “E prisja këtë pyetje (qesh). Nuk po mendoj për të ardhmen tani, jam i fokusuar në Europian. E ju e dini shumë mirë, flokët e mi ndryshojnë gjithmonë”, ka thënë Pogba. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online